Iniciativa qytetare serbe “Mbijetesa serbe” njofton se sot do të mbajnë protestë në Mitrovicën e Veriut.
Në një njoftim, kjo iniciativë ka treguar arsyet e kësaj proteste, duke përmendur edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për të cilin thonë se ka një politikë të keqe pasi thonë se pranon pa kushtë marrëveshjen e re, të cilën nuk e kanë cekur cilën.
Protesta fillon në orën 15:30 në qendër të qytetit.
Po ashtu, thonë se janë kundër pranisë së zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.