Selena Gomez është bërë gruaja më e ndjekur në Instagram me mbi 400 milionë ndjekës, duke bërë histori në aplikacion.
Këngëtarja dhe aktorja ka kaluar yllin televiziv, Kylie Jenner, e cila ka 382 milionë ndjekës, raportoi NME.
Gomez ka shprehur mirënjohjen e saj duke postuar në Instagram.
“Do të dëshiroja të përqafoja të gjithë 400 milionë vetët”.
Derisa ajo mban titullin për gruan më të ndjekur në Instagram, futbollisti Christiano Ronaldo mban titullin për llogarinë më të ndjekur me 563 milionë ndjekës.