Dy persona janë shoqëruar të mërkurën në polici, pasi që gjatë kontrollit atyre iu gjetën dy armë zjarri dhe një thikë.
Policia e Kosovës, njofton se rasti ka ndodhur në orën 01:20 të mesnatës në Prishtinë.
“Sot rreth orës 01:20, nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion dy persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë. Sekuestrimi i armëve është kryer në rrugën George Bush, kur personat / automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë.”, thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.