Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 10 fishek në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në raportin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 10 fishekë të kalibrit 7.62mm.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE/Aeroporti Adem Jashari 20.11.2022 – 09:00. Gjatë kontrollit në shkuarje tek i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 10 fishekë të kalibrit 7.62mm”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.