Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se janë gjatë fundjavës vetëm në rajonin e Prishtinës, në dy lokacione të ndryshme ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.
“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë. Në kontekstin e kësaj, gjatë fundjavës, nga njësiti për reagim të shpejtë, në dy lokacione të ndryshme ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
PK-ja njofton se në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.