Sindikalisti i shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka komentuar protestën e sotme të mbajtur në Prishtinë kundër deklarimit të kryeministrit, Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
Sefaj ka thënë se nuk duhet që Kurti të quhet tradhtar dhe se protestuesit duhet të kërkojnë nga ai vetëm kërkim falje.
“Kryeministrit si thuhet tradhtarë dhe as budallaqe të ngjajshme. Prej kryeministri duhet të kërkojmë kërkim falje për deklaraten për Oliver Ivanoviçin.” – ka shkruar ai në Facebook.
Më tej ai ka thënë se nëse Kurti nuk kërkon falje, protesta duhet të vazhdojë.
“Në rast se nuk kërkon falje protestat duhet me vazhdu. Kryeministër kërko falje!” – përfundon Sefaj.
Ndryshe në Prishtinë është mbajtur protestë për fjalët e Kurtit në përkutjimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.