Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë ka filluar me një minutë heshtje për të kujtuar 24 vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se edhe tetë deputetë kanë mbetur pa folur në seancën e kaluar, teksa fjalën sot e mori deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Jahja Kokaj.