Bajram Rama është njeri i fjalës, veprave dhe punës. E kam dëgjuar para dy vitesh intervistën e tij me shumë vëmendje, të dhënë për një televizion në New York, ku tregoi se ishte takuar me disa aktorë në Hollywood. Ata diskutuan për realizimin e një filmi mbi një ngjarje të vërtetë që ka ndodhur në Kosovë—luftën, masakrat dhe dhunimet. Kjo ishte dëshira e tij, që një ngjarje e tillë të shfaqej në Hollywood, për t’i treguar botës se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Sikurse po shoh pas dy vitesh, nuk paskan qenë vetëm fjalë, por si gjithmonë, Bajram Rama di t’i shndërrojë fjalët në vepra. Respekt për Bajram Ramën! Një respekt i veçantë shkon për regjisorin, producentin dhe aktorin Fatmir Bardhoci, një aktor shqiptar nga Hollywood-i, i cili mori guximin për të realizuar këtë film me kaq vlerë, që të tregohet historia dhe vuajtjet e shqiptarëve në Hollywood.