Një i mitur në shkollën e fshatit Zhur të Prizrenit dyshohet se e ka sulmuar me elektroshok punëtorin teknik të shkollës, pasi ky i fundit s’e kishte lënë të hynte në objekt.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka marrë tretman mjekësor.
“Fsh. Zhur, Prizren 05.05.2023 – 10:20. Viktima mashkull kosovar (punëtor teknik në shkollë) ka pësuar lëndime pasi dyshohet se të njëjtin e kishte sulmuar me mjet të rrezikshëm-elektroshok i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) i cili kishte tentuar që të hyjë në objektin e shkollës, ndërsa viktima nuk e kishte lejuar dhe i kishte mbyllur derën. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.