Qeveria gjermane ka miratuar uljet e planifikuara të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike në një bazë të shpejtë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar rritjen e faturave të energjisë për familjet dhe bizneset.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha më herët sot se qeveria gjermane ka besim se këto masa do të miratohen nga të dyja dhomat e parlamentit në fillim të dhjetorit, raportoi Reuters.
Scholz e bëri të ditur këtë gjatë vizitës së kryeministres franceze, Elizabeth Bourne në Berlin, gjatë së cilës të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e përkushtimit ndaj solidaritetit energjetik.
“Ne duhet të shkojmë më tej dhe të kufizojmë rritjen e çmimit të gazit dhe të zbatojmë reformën strukturore të tregut të energjisë elektrike për të mundësuar përgjithmonë konsumatorët të paguajnë çmime që janë në përputhje me kostot e prodhimit”, tha Born.
Ajo shtoi se përgjigja e vërtetë për këtë pyetje do të jetë ajo evropiane dhe se është e bindur se do të afrohen për këtë çështje.
Ndryshe, Rusia ka kërcënuar vendet anëtare të Bashkimit Evropian se do të ndërpres furnizimin me gaz nëse aplikohet vendimi për kufizimin e çmimit të tyre.