Paralajmërimet e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës se nga 24 gushti do të nis greva e përgjithshme në arsim, për Kolegjiumin e Arsimit Parauniveristar në kuadër të Asociacionit të Komunave kanë qenë të pritshme, por ky organ këto veprime sindikale i konsiderohen të dëmshme për sistemin arsimor në Kosovës.
Ndonëse kërkesat e SBASHK-ut i konsideron të drejta, kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim Parauniversitar, Samir Shahini thotë se humbjet e nxënësve si pasojë e grevës së paralajmëruar do të jenë të pariparueshme.
“Pak a shumë e kemi pritur që do të ketë ashpërsim të masave sindikale të ndërmarra nga SBAShK-u, është e pritshme sigurisht dhe e dëmshme në anën tjetër sepse nxënësit në dy vitet e fundit më shumë kanë humbur nga faktorë të jashtëm se sa që kanë arritur të punojnë brenda me mësimdhënësit përfshirë pasojat e grevës, përfshirë pasojat e pandemisë dhe zëvendësimin e së shtunave që është bërë për më shumë se 5-6 muaj zëvendësime… E di që në vazhdimësi është përsëritur kërkesa e drejtorëve komunalë të arsimit përmes Kolegjiumit për Arsim në kuadër të Asociacionit të Komunave që Ministria e Financave dhe e Arsimit të merr më seriozisht kërkesat e SBASHK-ut të cilat ne konsiderojmë që janë të drejta, kërkesa për rritje të pagave kundrejt inflacionit dhe kundrejt shtrenjtimit të gjithçkaje në vendin tonë, konsiderojmë që janë të drejta dhe ata kanë të paraparë me ligj formën e reagimit sindikal e jona nuk është të diktojmë format e reagimit por të paralajmërojmë që si komuna nxënësit do të përballen me humbje të cilat konsiderojë që do të jenë të pariparueshme”, tha ai.
E në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), shprehen të vendosur se greva e paralajmëruar do të jetë për kohë të pacaktuar deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Koordinatori i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Ymer Ymeri thotë se SBAShK-u është i gatshëm për të biseduar me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre.
“Greva do të shpallet në kohë të pacaktuar do të thotë deri në realizimin e kërkesave, kjo është arsyeja të cilën ne si SBASHK jemi të brengosur për shkak se patjetër kemi me u ulë në bisedime edhe me gjet zgjedhje për me i përfundua grevën pse nuk po i gjejmë para fillimit të grevës ose para fillimit të procesit mësimor, arsyeja pse kemi kërkuar mirëkuptim edhe nga federatat tjera me u shpallë më datën 24, 25 gusht është që të kemi hapësirë 5,6 ditë para fillimit të vitit shkollor me tentua që përsëri që edhe gjatë grevës do të ketë bisedime se qeveria është e gatshme, na jemi të gatshëm qysh sot, qysh në këtë moment të fillojmë bisedimet, por ta kemi një mundësi që nëse realizohen kërkesat mund të fillon viti shkollor përndryshe deklarimet e ministres që viti shkollor ka me fillua më 1 shtator, se kuptoj me kënd e fillon, arsimtarët do të jenë në grevë edhe punonjësit e të gjitha institucioneve edhe punëtorët teknikë do të jenë në grevë nga data 24 ose 25 që do të ketë mundësi përgatitjen të shkollave për fillim të viti shkollor nëse s’jemi përgatitur”, thotë Ymeri.
Sipas tij, kjo grevë e paralajmëruar rrezikon edhe mbajtjen e testit të Maturës Shtetërore që pritet të mbahet më 27 gusht.
“Çështja tjetër që për neve sinqerisht është brengosëse është testi i maturës që është me 27 për ata cilët raundin e parë nuk e kanë dhënë testin do të rrezikohet dhe për shkak të testit do të rrezikohet tepër se edhe mësimdhënësit do të jenë në grevë, nuk e di ministria a ka paraparë se si do të mund të e
mbajë atë test, për shkak se mbetet në grevë atëherë greva është në kohë të pacaktuar deri në realizimi të kërkesave ”,tha ai.
Kërkesat, sipas Ymerit janë parashtruar nga 1 prilli i vitit 2021.
Ai ka listuar të gjitha kërkesat e tyre që i kanë karshi Qeverisë së Kosovës.
“Vazhdimisht kemi pasur kërkesa të institucioneve të ndryshme për realizimin e kërkesave tona tashmë të njohura siç është kërkesa 100 euro shtesë bazë për të gjithë të punësuarit për shkak të rritjeve enorme derisa të fillon së zbatuari ligji i pagave, pastaj kërkesa e dytë është fillimi i implementimit të ligjeve dhe të sigurimeve shëndetësore për shkak se jemi i vetmi shtet që nuk kemi sigurime shëndetësore dhe në kërkesat e tretë e përbashkët e të gjitha sindikatave ka qenë që me u bë plotësim ndryshimi i ligjit të skenave pensionuara të financuara nga shteti, një numër i konsiderueshëm i punëtorëve përkundër se që kanë mbi 30 vite përvojë pune nuk e plotësojnë kriterin diskriminues ne mendojmë është 15 vite përvojë pune që kërkohen deri në kohën kur ka qenë në ish- Jugosllavi gjegjësisht në Serbi ai fond është grabit d.m.th. diskriminues dalin me pension përkundër që ka mbi 30 vite përvojë pune dalin me pension 100 euro ose 90 euro me pensionin e pleqërisë, faktikisht nuk ka as shtesë për pensionin tjetër, këto janë kërkesa të cilat mendojmë që qeveria është dashur të reflektoj ”,tha ai.
SBAShK-u ka mbajtur greva lidhur me këto kërkesa edhe gjatë vitit të kaluar shkollor.