Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ( SBASHK ) bashkë me Bashkimin e Sindikatave te Pavarura te Kosovës ( ( BSPK ) do të vazhdojnë grevën.
Pavarësisht kërcënimeve nga ana e Qeverisë por edhe mosekzekutimin e pagave, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) si dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), do të vazhdojnë grevën.
Këto dy sindikata kanë publikuar edhe agjendën e ditës së parë të grevës.
Agjenda:
Së pari do të vizitojnë Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë, nga ora 09:30.
Pastaj nga ora 10:10, Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë çerdhen “Lulevera” në Prishtinë.
E më pas nga ora 11:00 do të vizitojnë Shkollën Fillore “Naim Frasheri” në Prishtinë.