Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas hedhjes së shortit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se KQZ-ja e ka shkelur ligjin lidhur me rastin e ndarjes së numrit për subjektin politik Lista Serbe.
Postimi i tij i plotë:
KQZ- shkelë serish ligjin! Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë ankesë ne PZAP- kundër vendimit të KQZ-së lidhur me certifikimin e listës serbe.
Në bazë të nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, akti administrativ pezullohet përderisa të vendoset ankesa në organin më lartë, në rastin konkret, në PZAP.
Kqz ka shkelur ligjin me rastin e ndarjes së numërit për subjektin politik Lista Serbe, duke mos pritur vendimin përfundimtar të PZAP-së.