Gjykata Speciale dënoi me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer krime lufte.
Gjyqtarja tha se në emër të popullit të Kosovës shpall fajtor, ish-pjesëtarin e UÇK-së, Salih Mustafën.
“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluar në aktgjykim …Ju shpall fajtor, për torturë për krime lufte. Ndalim arbitrar për krime lufte, si pjesë e ndërmarrjes kriminale”, ka thënë ajo.
Gjyqtarja e Gjykatës Speciale ka thënë se dëshmitarët e Prokurorit të Specializuar, ishin dëshmi të besueshme dhe të mbështetura.
“Gjykimi filloi ka filluar 15 shtator më 2021. Mbrojta bëri mbrojtjen e saj më 22 mars 2022. Tetë viktima morën pjesë në proces dhe të gjithë ishin nën masa mbrojtëse. Në lidhje me dëshmitarë e prokurorit të specializuar, trupi gjykues vlerësoi se të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve ishin të besueshme dhe të mbështetura”, ka thënë ajo.
Tutje sipas saj, të ndaluarit në Zllash u mbajtën në kushte të mjerueshme nga BIA.
“Të ndaluarit në Zllash u mbajtën në kushte të mjerueshme. Ata flinin në tokë, pellgje uji, të ndaluarit nuk kishin ushqime të mjaftueshme. Rrinin tri ditë pa ngrënë. Kur kërkuan ujë ushtarët e BIA-së urinuan mbi ta. Trupi gjykues konstatoi se të ndaluarve nuk u ishte dhënën ndihma mjekësore. I kanë keqtrajtuar të ndaluarit psiqikisht dhe fizikisht. Ata rriheshin me shqelma dhe shuplaka. Të ndaluarit i nxirrnin një nga një ë ndaluarit dhe i dërgonin në ahur dhe i merrnin në pyetje duke i rrahur”, ka thënë tutje gjyqtarja.
Ajo po ashtu theksoi se: “Vartësit e tij u shkaktuan dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike gjashtë të ndaluarve, duke u munduar t’i marrin në intervistë dhe të nxjerrin informacion nga ata”, tha ndër të tjera ajo.
Ajo tha se dy nga gjashtë të ndalurit nuk u liruan nga vartësit e Mustafës.
“Dy nga gjashtë të ndalurit nuk u liruan nga vartësit e Mustafës. Njëri u pa nga të ndaluarit e tjerë thuajse i vdekur, dhe më pas u gjet i vdekur. Ai ishte një prej dy të ndaluarve më kompleksin Zllash. Anëtarët e BIA-së e qëlluan me plumba njërin nga të ndaluarin”.
Gjykatësja u shpreh se trupi gjykues konstatoi se një konflikti armatosur jo ndërkombëtare u krye mes UÇK dhe trupave serbe.