“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, jam njoftuar me një letër se, Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në Mbretërinë e Bashkuar”.
Ishte kjo deklarata e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ai u shpreh se vendimi është në vazhdën e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros.
Arsyetimi që Berisha kishte marrë për këtë vendimi ishin lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Britani dhe korrupsioni.
Pavarësisht se vendimi është konfidencial, Berisha u shpreh se e bëri publik për qytetarët shqiptarë me të cilët ka qenë gjithnjë i vërtetë.
Britania e Madhe ka vendosur ‘nën shënjestër’ disa shtetas shqiptarë, sipas saj janë të përfshirë në krim dhe korrupsion.
Lajmi është publikuar në faqen e qeverisë britanike, ku nëvizohet se janë marrë masa ndëshkuese.
Në shkresën e të dërguarit të Posaçëm të kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nënvizohet se kjo është “vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”.