Rusia ka sulmuar një central nuklear në jug të Ukrainës, duke dëmtuar ndërtesat e centralit, raporton “Daily Mail”.
Trupat ruse kanë goditur centralin Pivdennoukrainsk në rajonin Mykolaiv. Shpërthimi ka ndodhur vetëm afro 300 metra larg nga reaktorët.
Sulmi raportohet se ka dëmtuar ndërtesat e centralit, e po ashtu një hidrocentral në afërsi dhe linjat e transmisionit.
Në video shihet një shpërthim i madh duke ndriçuar qiellin.
Tre reaktorët në centralin Pivdennoukrainsk nuk janë dëmtuar dhe po punojnë normalisht, ka thënë kompania shtetërore Ukrainase për energji nukleare, Energoatom.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka postuar në Telegram foton me mesazhin: “Pushtuesit donin të qëllonin sërish, por harruan se çfarë është një central nuklear. Rusia po e rrezikon gjithë botën. Duhet ta ndalojmë para se të bëhet tepër vonë”.