Raketat ruse kanë goditur një qendër tregtare në Kremenchuk në rajonin e Poltava me të paktën dy raketa të hënën pasdite me mbi një mijë njerëz brenda, pretendojnë autoritetet ukrainase.
Nënkryetari i zyrës presidenciale Kyrylo Tymoshenko raportoi se dy persona u vranë në sulm, ndërsa të paktën 20 u plagosën, me nëntë në gjendje kritike, por numri i përgjithshëm i viktimave pritet të jetë dukshëm më i lartë, raporton Euronews, transmeton Express.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se e gjithë qendra tregtare është përfshirë nga flakët, me ekipet e emergjencës dhe kalimtarët që përpiqen të ndihmojnë viktimat.
Rusia ka shtuar sulme nëpër vendbanime ku gjenden civilët.