Rusia i ka mohuar vazhdimisht akuzat për mizori gjatë pushtimit të Ukrainës.
Kremlini gjithashtu ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe thotë se nuk mban asnjë detyrim sipas saj.
Duke iu përgjigjur urdhërarrestit kundër presidentit rus Vladimir Putin, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse ka thënë se urdhri “nuk ka asnjë rëndësi”.
“Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, përfshirë edhe nga pikëpamja juridike”, ka thënë zëdhënësja Maria Zakharova në kanalin e saj Telegram.
“Rusia nuk është palë e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka asnjë detyrim sipas tij. Rusia nuk bashkëpunon me këtë organ dhe ‘recetat’ e mundshme për arrestim që vijnë nga Gjykata Ndërkombëtare do të jenë ligjërisht të pavlefshme për ne”, ka thënë ajo.