Rusia thotë se Zvicra nuk mund të përfaqësojë interesat e saj në Ukrainë
Rusia e ka refuzuar një ofertë zvicerane për të përfaqësuar interesat e Ukrainës në Rusi dhe interesat e Moskës në Ukrainë, sepse nuk e konsideron më Zvicrën një vend neutral.
Zvicra ka një traditë të gjatë diplomatike për të vepruar si një ndërmjetës midis vendeve, marrëdhëniet e të cilave janë prishur, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ivan Nechayev tha se kjo nuk ishte e mundur në situatën aktuale.
“Zviceranët ishin vërtet të interesuar për opinionin tonë mbi përfaqësimin e mundshëm të interesave të Ukrainës në Rusi dhe të Rusisë në Ukrainë”, u tha Nechayev gazetarëve, raporton Al Jazeera, transmeton Express.
“Ne u përgjigjëm shumë qartë se Zvicra për fat të keq kishte humbur statusin e saj të një shteti neutral dhe nuk mund të vepronte as si ndërmjetës, as si përfaqësues”.
Zvicra neutrale ka ia ka vendosur Rusisë pothuajse të gjitha sanksionet që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Kremlinit për ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë.