Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nesër (e premte) do të nënshkruajë një dekret për aneksimin e katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë, ka njoftuar Kremlini, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve ‘Tass’, citon zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve në Federatën Ruse do të mbahet të premten në orën 15:00, me orën e Moskës.
Presidenti rus do të mbajë një ceremoni nënshkrimi në Kremlin, pas së cilës ai pritet të mbajë një fjalim madhor dhe të takohet me administratorët e emëruar nga Moska të rajoneve të Ukrainës, tha Peskov.
Sipërfaqja e përgjithshme e vendosur për t’u bërë ‘de facto’ pjesë e Rusisë arrin në rreth 15% të Ukrainës dhe përfshin rreth katër milionë njerëz. Të ashtuquajturat referendume në rajonet e pushtuara të Ukrainës janë denoncuar nga perëndimi si të paligjshme.