Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19. Këtë thirrje Ministria e ka bërë pasi në Kosovës në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 raste të reja me COVID-19.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja të COVID-19. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 236. U rikujtojmë qytetarëve se vaksina kundër COVID-19 mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për të parandaluar rritjen e rasteve të reja, për të rivendosur imunitetin që mund të dobësohet me kalimin e kohës dhe për të evituar format e rënda të sëmundjes”, thuhet në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.