57 është numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor që tronditi Greqinë mbrëmjen e së martës.
Mes viktimave, 3 prej tyre dyshohet se janë me origjinë shqiptare. Një prej tyre mund të jetë Klaudia Lata që rezulton e zhdukur.
Ekipet e shpëtimit kanë vijuar gjatë gjithë natës kërkimet për të gjetur të mbijetuar të tjerë mes hekurishteve që mbeten nga përplasja e fortë e trenave që u përfshinë në flakë. Mes të plagosurve janë edhe 6 shtetas shqiptarë, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën.