Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:30, në Prizren.
Tutje në raport bëhet e ditur se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj e dyshuara femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.