Katër persona janë arrestuar pasi që dyshohet se për shkak të një aksidenti që ka ndodhur mes tyre, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili e kishte shkaktuar aksidentin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Në raportin e Policisë thuhet se i sulmuari ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Ferizaj 06.11.2022 – 17:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Demokracia.com/