Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot organizon provimin e maturës 2022, të cilit do t’i nënshtrohen rreth 22 mijë maturantë. Provimi i maturës këtë vit do të organizohet në 171 qendra të testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues.
Provimi i maturës fillon në ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30, ndërsa administruesit duhet të arrijnë në qendrat e testimit më së voni në ora 9:00.
Me qëllim të monitorimit të këtij testimi është krijuar një grup punues, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë, ekspertë të kibernetikës, përfaqësues nga MAShTI, drejtorë të DKA-ve dhe Këshilli Rinor i Kosovës (KYC).
Ndaj personave përgjegjës, komisionerë, administrues, nxënës etj, të cilët thyejnë rregullat për mbarëvajtjen e provimit të maturës paralajmërohet se do të marren të gjitha masat e parapara me legjislacionin në fuqi.