Policia ka njoftuar se një grup nxënësish për motive deri më tani të pa njohura, janë përfshirë në rrahje.
Katër nxënës, tre prej tyre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore pas një rrahjeje në Prishtinë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policisë, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si lëndim i rëndë trupor.
“Prishtinë 25.10.2022 – 18:55. Raportohet se një grup nxënësish për motive deri më tani të pa njohura, janë përfshirë në rrahje, dhe si pasoj lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur dhe tre viktima meshkuj kosovar dy prej tyre të mitur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policisë, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.