Policia njofton për një rrahje mes disa personave dje në Obiliq.
Gjatë rrahjes janë përdorë edhe thikat, ku një përson ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Obiliq 08.06.2022 – 13:00. Është raportuar një rrahje mes disa personave kosovarë ku gjatë rrahjes kanë përdorur edhe thika me ç’rast viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia ka arrestuar tre prej tyre dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.