Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i dytë për një rast të lëndimit trupor që ka ndodhur më 23 mars në Prizren, ku ka ndodhur një rrahje.
I dyshuari i dytë është K.B, 38 vjeç, mirëpo më parë ishte arrestuar edhe vëllai i tij, L.B- 41 vjeç.
Në ditën e rrahjes, viktima, I.Th, 37 vjeç, ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, pasi ishte i gjakosur në pjesën e buzës dhe nëpër rroba.
Në raportin mjekësor thuhej se lëndimet ishin të lehta.
Komunikata e plotë:
Arrestohet personi i dytë për rastin lëndim i lehtë trupor të datës 23 Mars
Prizren, 30 Mars 2023
Me datë 30 Mars 2023 është arritur prezenca e të dyshuarit K. B. (38 vjeç), i cili është intervistuar në prani të avokatit, me urdhër të prokurorit i njëjti është ndalur në qendrën e ndalimit për 48 orë, ai ka qenë në kërkim nga policia që nga datat 23 Mars 2023.
Konkretisht me datë 23 Mars 2023, rreth orës 13:20 është marr informate se në rrugën Transiti i ri në Prizren ka pas një rrahje.
Në vend ngjarje nga ana e patrullës është vërejtur se viktima e I. Th. 37 vjeç, ishte i gjakosur në pjesën e buzës si dhe neper rroba.
Nga viktima policia është informuar se ai ishte sulmuar fizikisht nga dy vëllezërit e dyshuar (L.B. 41 vjeç dhe K. B. 38 vjeç ).
Në vend ngjarje ka dal emergjenca mjekësorë dhe ka transportuar viktimën për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, sipas raportit mjekësor lëndimet ishin të lehta.
I dyshuari L.B. është shoqëruar për në Stacionin Policor Prizren, ku është intervistuar, ndërsa i dyshuari tjetër (K. B. ) ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendimin mbi ndalimin për të dyshuarin e parë , ndërsa policia ka qenë në kërkim të dyshuarit të dytë deri me sot kur edhe është ndaluar.