Cristiano Ronaldo ka munguar përsëri në stërvitje të Manchester United.
Ylli portugez e kaloi ditën e dytë pa stërvitur me “Djajtë e Kuq”, të cilët dje e nisën fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm.
Mediat angleze dje shkruan se 37 vjeçari mungoi për “arsye familjare”, por që menjëherë u zgjuan spekulimet se prapa kësaj mungese qëndron dëshira e portugezit për t’u larguar nga “Old Trafford”.
Mediumi “The Athletic” raporton sot se ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe i Juventusit po qëndron në Lisbonë, ku po ushtron individualisht në qendrën sportive të Kombëtares së Portugalisë, përcjell “Gazeta Express”.