Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle pak para ditëlindjes së tij të 40-të. Ai tha se është futbollisti më i mirë në histori. “Kam shënuar 923 gola deri më tani, por nuk ka rëndësi nëse shënoj 930, 950 apo çfarëdo tjetër në karrierën time. Nëse arrij të shënoj 1000, shkëlqyeshëm. Nëse jo, kjo është gjithashtu mirë. Por shifrat nuk gënjejnë, unë jam futbollisti më i mirë në histori dhe kaq, citohet të ketë thënë ai.
Nuk kam parë futbollist më të mirë se unë”