Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në kuadër të Konferencës për Dialogun e Tranzicionit Energjetik në Berlin është takuar me ministren gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann.
“Me kënaqësi pranova informatat në lidhje me partneritetin e ri Gjermano-Kosovar për Klimë dhe Tranzicionin Energjetik. Jemi entuziastë që ta shndërrojmë në realitet”, ka thënë Rizvanolli.