TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Rizvanolli sqaron situatën në Trepçë: Është rritur prodhimi e të hyrat, janë ulur shpenzimet

13/02/2023
in Kosovë, Lajme
Rizvanolli: MCC-ja do t’ia kursejë Kosovës të paktën 15 milionë euro në vit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një reagimi publik të hënën ka sqaruar situatën në Trepçë, në Minierën e Stantërgut.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po qarkullojnë shumë të pavërteta, ndaj ka sqaruar se në këtë ndërmarrje publike është parë përparim gjatë dy viteve të fundit.

Sipas saj, në Trepçë është rritur prodhimi e të hyrat si dhe janë ulur shpenzimet operative.

“Janë miratuar një varg rregullore që vendosin rend e disiplinë. Ne si Qeveri e kemi përkrahur Trepçën me subvencione për t’u përballur me krizën energjetike dhe me investime kapitale. Mirëpo, ende kemi shumë punë përpara, bashkë, e do t’i rrimë në krah Trepçës në rrugëtimin e saj”, ka shkruar Rizvanolli.

Tutje, ajo ka thënë se tani është koha që Trepça të përkrahet edhe me investime në teknologji të re – “investime këto që nuk janë bërë që 50 vite e që do ta rrisin efiçiencën e prodhimit, performancën operative e financiare të ndërmarrjes, e do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Pavarësisht që disave u janë prishur llogaritë e interesat, e kjo frymë e re mund të mos u pëlqejë, Trepça dhe ndërmarrjet tjera publike DO TË BËHEN E PO BËHEN, në funksion të qytetarëve e të shtetit të Kosovës, e në të mirë të punonjësve të tyre që punojnë palodhshëm e me nder!”, ka shkruar tutje ministrja.

Sipas Rizvanolli, të thuhet se sfidat e Trepçës janë indikator se ajo duhet privatizuar është, prapë jo vetëm e pabazuar por edhe ofenduese për inteligjencën e punonjësve të Trepçës e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës e të Republikës së Kosovës.

“Në Trepçë kanë hyrë më se 100 milionë euro të taksapaguesve që nga paslufta, por çuditërisht nuk ka pasur asnjë investim serioz që nga viti 2008. Një pjesë e madhe e tyre me gjasë thjesht u avulluan. Mbetjet e vlefshme u shitën për vlera qesharake, e në mënyrë të jashtëligjshme. Tokat e Trepçës u dhanë me qira për eksploatim nga operatorët privatë”, ka sqaruar ajo.

“Dhjetëra prona të paluajtshme të Trepçës u lejuan të uzurpohen me dekada nga operatorë të ndryshëm. Trepça nuk kishte rregullore të punës, rregullore për menaxhim të pronës, e pothuajse për asgjë tjetër, sepse kështu ishte në interes të atyre që e kanë vjedhur e zhvatur Trepçën pamëshirshëm e në mënyrë të paskrupullt ndër vite”.

Rizvanolli ka bërë të ditur se Trepça nuk është audituar nga Zyra e Kombëtare e Auditimit që nga viti 2012, derisa Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar auditim të saj në vitin 2021 dhe ky auditim i performancës është realizuar.

“Ndërkohë, Njësia e Auditimit të Brendshëm në ndërmarrje ishte degraduar për vite të tëra për të pamundësuar evidentimin e parandalimin e keqpërdorimeve. Trepça nuk ka problem me pronësi – publike apo private. Trepça është vjedhur e zhvatur ndoshta më shumë se çdo ndërmarrje tjetër publike, edhepse kjo nuk ka qenë aq e dukshme sa tek disa të tjera, sepse ata që e kanë (keq)menaxhuar janë kujdesur që as dokumentim e auditim si duhet të mos ketë”.

“Por, ky kapitull është mbyllur njëherë e përgjithmonë me qeverisjen tonë. Si çdo institucion e ndërmarrje tjetër publike, jam e bindur që Trepça e ka kaluar tashmë periudhën e saj të errët dhe ajo ka një të ardhme të ndritshme. Siç kemi thënë që nga fillimi i mandatit, Qeveria ynë është e përkushtuar për të përkrahur ndërmarrjet publike në rrugën e tyre të ligjshmërisë e ringjalljes, por që kjo përkrahje kushtëzohet nga përkushtimi i tyre për ta eliminuar krimin e korrupsionin përbrenda, e për ta rritur performancën”, ka përfunduar ajo.

Tags: Artane Rizvanolli
ShareTweetShare
Previous Post

Memli Krasniqi nis javën e pavarësisë me homazhe për Demaçin: Duhet t’i ngritet shtatore në Prishtinë

Next Post

AKK-ja kërkon sqarime për ngritjen e tatimit në pronë, Ibrahimi: Ka rënie të inkasimit pasi qytetarët s’po dinë si të veprojnë

Related Posts

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Ballina

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

by TV OPINION
01/04/2023
Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje
Ballina

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

by TV OPINION
01/04/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

by TV OPINION
01/04/2023
Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kronika Ditore

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

by TV OPINION
01/04/2023
Konvertimi i targave në RKS – digjet edhe një veturë në Zubin Potok
Ballina

Edhe tri vetura u dogjën në veri

by TV OPINION
01/04/2023
Next Post
Asociacioni i Komunave mban takim urgjent për mosekzekutim të pagave

AKK-ja kërkon sqarime për ngritjen e tatimit në pronë, Ibrahimi: Ka rënie të inkasimit pasi qytetarët s’po dinë si të veprojnë

Te fundit

Australia përballet me vërshime, afro 50 mijë personave u bëhet thirrje t’i evakuojnë shtëpitë e tyre

Australia përballet me vërshime, afro 50 mijë personave u bëhet thirrje t’i evakuojnë shtëpitë e tyre

05/07/2022
Edita Tahiri e quan zhgënjyes samitin e BE-së: S’ka viza, s’ka hapje negociatash

Tahiri: Kurti mund të sjellë nga Parisi marrëveshje pa njohje reciproke

10/11/2022
Aksident në Zubin Potok, vdes një person

Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, pesë persona pësojnë lëndime

11/10/2022
Shoqata e Gjyqtarëve në Shqipëri: Harta e re gjyqësore i përgjigjet nevojave të qytetarëve

I vazhdohet edhe një muaj masa e paraburgimit të dyshuarit për sulm seksual ndaj Mrika Nikqit

31/10/2022
Nura viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë, këto janë fjalët e tij

Nura viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë, këto janë fjalët e tij

04/07/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
  • Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?