Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në takimin e sotëm që kishte mbajtur së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe me kryetarët e komunave, ka folur për studimin e fizibilitetit për ngrohje qendrore në 8 komuna.
Sipas njoftimit të Ministrisë për këtë takim, studimi pritet të përfundohet gjatë këtij viti dhe me pas do të fillojë puna në projekt të ngrohjeve.
“Ministrja Rizvanolli foli për studimin e fizibilitetit për ngrohje qendrore në 8 komuna, i cili pritet të përfundohet gjatë vitit dhe me pas do të fillojë puna në projekt të ngrohjeve. Ajo kërkoi nga kryetarët e komunave që të fillojnë të punojnë në lehtësimin e proceduarave, që sa më shpejt të fillojnë investimet në këto projekte. Po ashtu, Ministrja Rizvanolli i ka falënderuar komunat, të cilat kanë caktuar personat përgjegjës që t’i asistojnë qytetarët për aplikim për subvencionim të blerjes së pajisjeve efiçiente të energjisë. Si rezultat i kësaj thirrje, janë 8,700 përfitues në të gjithë Kosovën, të cilët janë pajisur me pajisje efiçiente, duke ulur shpenzimet e tyre të energjisë elektrike në 70%, 851 nga të cilët janë qytetarë përfitues të asistencës sociale.”, thuhet në njoftim.
Në njoftim nuk specifikohen komunat kur pritet të kryhet studimi i fizibilitetit.