Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, arsimit të dyfishtë, politikave të energjisë, si dhe qasjes ndaj integrimit rajonal.
Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka treguar se ky ishte diskutimi në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, ku kanë diskutuar për hulumtime rreth politikave publike.
“Nga diskutimet u bindëm që Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, arsimit të dyfishtë, politikave të energjisë, si dhe qasjes ndaj integrimit rajonal”, ka shkruar tutje ajo.