Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbajtur sot një konferencë për media.
Me këtë rast, Rizvanolli është deklaruar për masat për subvencionin e efiçiencës së energjisë për qytetarët.
Ajo bëri të ditur se tani është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për ngrohje për qytetarët.
Sipas saj, këto pajisje kanë vlerë prej gjashtë milionë eurosh.
“Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: (i) reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike dhe (ii) rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë”.
PAJISJET TË CILAT DO TË SUBVENCIONOHEN:
Pompë termike
Pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente)
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket)
Stufa individuale me biomasë
Klikoni KËTU për ta shkarkuar thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.