Rita Ora bëri një paraqitje magjepsëse teksa mbërriti në ekzpositën ‘Shocking! The Surrealist Worlds Of Elsa Schiaparelli’ në Musée des Arts Décoratifs gjatë Javës së Modës në Paris të hënën.
Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur një fustan të rrjedhshëm ngjyrë blu të materialit saten, me një dekolte të ulët dhe rripa të hollë mbi supe në kryeqytetin francez.
Ajo mbante një çantë argjendi të pasqyruar dhe i shtoi disa centimetra shtatit të saj duke zgjedhur një palë taka të zeza, shkruan DailyMail.
Ylli i muzikës kishte vënë një palë vathë ari që bien në sy dhe një gjerdan me zinxhir të trashë.