Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora nëpërmjet një video ka uruar 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ajo nëpërmjet një video ka falënderuar të gjithë qytetarët e vendit tonë për gjithë këto vite krenarie dhe mbështetje.
Videoja është shpërndarë në një faqe të mbështetësve të Ritës në Instagram, ndërsa është shpërndarë në profilin zyrtar të këngëtares përmes “Story”.