Rihanna shkëlqeu si një diamant në ceremoninë vjetore “Golden Globes” të martën mbrëma në Los Angeles, ku ajo anashkaloi tapetin e kuq, por u pa brenda me një fustan të zi prej kadifeje dhe stoli voluminoze nga Schiaparelli Haute Couture.
Ajo ka marrë vëmendje me një gjerdan dhe vathë diamanti Cartier dhe po ashtu me një stil unik të flokëve.
Bukuroshja nga Barbadosi u shfaq me një grim më të thjeshtë, duke zgjedhur një shkëlqim të lehtë për buzë.
Ikona e popit, e kthyer gjithashtu në një sipërmarrëse të suksesshme, ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, reperi ASAP Rocky.
Rihanna mori nominimin e saj të parë për “Golden Globe” këtë vit, duke fituar një nominim për këngën më të mirë origjinale “Lift Me Up” nga kolona zanore “Black Panther: Wakanda Forever”.
Themeluesja e “Fenty Beauty” ka qenë e rezervuar dhe e zënë gjatë kësaj kohe për shkak të përgatitjeve për performancën e saj në “Super Bowl”.
Krijuesja e “Savage x Fenty” dhe ASAP janë prindër të një djali, përkundër se nuk e kanë zbuluar akoma emrin e tij.
Këngëtarja e “Diamonds” bëri rikthimin në tapetin e kuq në muajin tetor në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Angeles.