Një aeroplan i mallrave është rrëzuar pranë qytetit të Kavalës në Greqinë veriore të shtunën vonë, ku sipas medieve ishte një Antonov AN-12 në pronësi të një kompanie ukrainase, që po fluturonte nga Serbia në Jordani.
Piloti kishte kërkuar një ulje emergjente për shkak të një problemi me motorin, por pak minuta më vonë sinjali tij kishte humbur.
Në bordin e këtij aeroplanit ndodheshin tetë persona, gjë që nuk ka mbijetuar asnjëri.
Nga raportimet në internet, thuhet se ky aeroplan ishte nisur nga Nishi, ku dyshimet e rrëzimit të tij përfshijnë të ashtuquajturën Qendra Humanitare serbo-ruse.
“Aeroplani nga Ukraina u rrëzua në Kavalla të Greqisë pasi u ngrit nga Nishi i Serbisë. Aty është Qendra ruse e spiunazhit! Kjo mund të jetë pista e parë e hetimeve, ndërkohë që ata do ta konfirmonin këtë!”, thuhet në reagime.
https://twitter.com/DanielS18352008/status/1548549219975188481?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1548549219975188481%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frenia-e-aeroplanit-ukrainas-ne-greqi-dyshimet-qe-e-perfshijne-qendren-ruse-te-spiunazhit-ne-nish%2F