Përfaqësuesit e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani dhe zëvendëskryesuesi Prof. Dr. Agron Bajraktari, kanë vizituar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ish Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, ish deputetin, Rexhep Selimi, kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe zëvendëskryetarin, Nasim Haradinaj.
Përfaqësuesit e Konferencës së Rektorëve thanë se janë ndjerë të emocionuar gjatë takimit me krerët e UÇK-së, për vendosmërinë që ta fitojnë edhe këtë betejë në Hagë, për t’i dëshmuar botës edhe një herë se lufta jonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër.
Rektorët Nimani e Bajraktari thanë se gjendja e çlirimtarëve ishte shumë e mirë dhe u shprehën të sigurt se shumë shpejt ata do të lirohen të pafajshëm nga Haga, ku po mbahen padrejtësisht dhe do të kthehen faqebardhë në Kosovë.