Gazetari Valon Syla ka bërë një reagim publik pas sulmit fizik nga tre persona në mbrëmjen e së martës.
Syla, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur atë, derisa ka sqaruar edhe se si ka ndodhur ngjarja.
“Ishim në debat te Lleo në Pressing, dhe sulmuesit na kishin percjellur prej se kemi dale nga ndertesa e T7 duke na u percjedhur me veturë nga pas, deri te vendi ku jemi ndalur, une Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki per takim edhe me disa gazetare te tjere pas debatit. Kete here e kishim zgjedhur kafiterinë Image në Breg të Diellit per tu takuar. Dhe pikërisht para shkalleve duke hy ne lokal u sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik”, ka shkruar ai.
Syla ka porositur që të mbrohet fjala e lirë dhe “të mos harrohet sensi i humorit”.
“Kosova është e lirë. Fjala është e lirë. Frikësimi i masave, dhuna dhe të gjithë ata që predikojnë kundër lirive dhe veprojnë si përcjellës të kësaj fryme fanatike, nuk janë as për paqe dhe as për liri. Ky është rreziku që po na kanoset të gjithëve si kosovarë”, vijon postimi i tij.