Liz Truss ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar.
Pas kësaj, ka reaguar presidenti francez, Emmanuel Macron, raporton BBC.
Ai tha se është e rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar “të gjejë stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur”.
Me të mbërritur në një samit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ai u tha gazetarëve: “Ne duam, mbi të gjitha, stabilitetin”.
“Në nivel personal, jam gjithmonë i trishtuar kur shoh një koleg të largohet”