Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Domenik Pergega” në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Ky rast ka tronditur familjen Komani, kur e morën lajmin se bëhet fjalë për më të dashurin e tyre, Nuen.
I ndjeri, Nue Komani ishte 56-vjeçar, vdekjen e të cilit e konfirmoi ekipi mjekësor që doli në vendngjarje.
Burimet e Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në në orët e pasdites, kur rasti u raportua dhe bashkë me Policinë intervenuan.
Akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së 56-vjeçarit, por sipas të njëjtave burime me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
Për vdekjen e Komanit kanë njoftuar edhe familjarët e tij në rrjete sociale.
“Me pikllim te thell mora lajmin per vdekjen e Agjes tim Nue Komani qe na tronditi gjithve e Agja Nue na ike shpejt kemi pas shum muhabete e biseda e se kom besu qe po na len kaq shpejt, ke qen nej Agj ne kshilltar i jetes time na ke Ofruar dhe Edukuar ne te drejt pamvarsisht a na pelqeu apo jo ti na ke then ne sy. Por nje gje po ta them se ke lan shtepin plot Nipa e Mbesa Djem,Vllazen dhe po ta Premtoj se gjdo Amanet i yti do te shkoj ne vend ashtu qysh ti ke dasht. Me pikllim te Madh po te them Lamtumir e Fundit Agja im i dashtun Pushuo i Qet ne Parais”.