Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik ka thënë se mesazhi nga Bashkimi Evropian është i njëjtë, që Serbia ende ka shumë punë për të kryer.
Janë tri çështje – reformat, progresi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe së fundi, ajo që është e rëndësishme, është nevoja që Serbia të harmonizohet me politikën e jashtme të BE-së, pra të vendosë sanksione kundër Rusisë”, tha ai.
Bilçik theksoi se sheh njëfarë progresi kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi.
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, thotë se mesazhi nga Bashkimi Evropian është i njëjti – Serbinë e pret një karrotë, e kjo është anëtarësimi, por Serbia ka ende shumë punë për të kryer.
“Janë tri çështje – reformat, progresi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe së fundi, ajo që është e rëndësishme, është nevoja që Serbia të harmonizohet me politikën e jashtme të BE-së, pra të vendosë sanksione kundër Rusisë”, tha Bilçik për N1.
Ai thotë se sheh njëfarë progresi kur bëhet fjalë për dialogun.
“Jemi të vetëdijshëm se këto nuk janë vendime të lehta, nuk është e lehtë të vendoset për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është e qartë se dialogu nuk ka alternativë, nuk ka kthim prapa, vetëm përpara dhe shpresoj se do të ketë guxim. E njëjta gjë vlen edhe për përafrimin me politikën e BE-së. Serbia është i vetmi vend kandidat që nuk ka rënë dakord plotësisht”, shtoi ai.
Ai po ashtu tha se ka hapësirë për të diskutuar sinqerisht çështje të tjera, e jo vetëm marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Prandaj është e rëndësishme që të përballemi me të kaluarën përgjithmonë dhe të fillojmë të zgjidhim marrëdhëniet e vështira ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”,theksoi ai.