Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, raportues i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar pasi Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Reuten ka thënë se qytetarët e Kosovës tanimë janë një hap më afër për të udhëtuar pa viza.
“Një hap më afër! Për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.
Në profilin e Komitetit në Twitter bëhet e ditur se marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, shtatë kundër dhe tri abstenime.
“Është miratuar marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën nga eurodeputetët me 48 vota pro, shtatë kundër dhe tri abstenime”, thuhet në njoftim