Një veturë është sulmuar me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.
Siç raporton Kosovapress, dyshohet se ka të plagosur.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Ndërkohë, dëshmitarët thonë se kanë parë gjakë në veturë e në rrugë.
Policia deri tash nuk ka dhënë detaje.