Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka refuzuar ta vazhdojë fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, pasi që një nga ministrat e Qeverisë e ka ndërprerë ndërkohë që ai fliste për grevën në arsim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Mësimdhënësit e Kosovës, shumica e tyre janë prindër, dhe fëmija e tyre në shumicën e rasteve po në ato shkolla i kanë fëmijët. A beson dikush se ata prej qejfit kanë nejtë në shpi. A ka dikush që i beson kësaj. Nga 2018 pagat nuk janë rritur, prej atëherë vazhdon intensivisht me u shtrenjtu jeta”, u shpreh Hardainaj, ndërkohë që Ministri i Financave, Hekuran Murati dëgjohet duke folur.
“Hajde në foltore, urrno”, iu drejtua Haradinaj teksa u largua nga foltorja dhe refuzoi ta vazhdojë fjalën e tij.
Ndaj këtij zhvillimi reagoi edhe kryeparlamentari, Glak Konjufca. Konjufca tha se edhe deputetët e kanë të drejtën e fjalës së tyre, ashtu si deputetët, andaj kërkoi të mos pengohen në adresimin e tyre
“Ministër nëse ka mundësi të mos u ndërhyni deputeteve ju lutem. Secili deputet e ka të drejtën e tij të fjalës”, tha Konjufca. /Reporteri.net