Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në “Kullën e Bashkimit”, tek ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu.
Ai tha se ndeja në këtë kullë është nder i veçantë, teksa bëri të ditur se për avancimin e çështjes kombëtare shqiptare, Musliut, i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
“Kosova Lindore, mbetet obligim yni si shoqëri e shtet, që t’i qëndrojmë afër dhe të mbështesim aspiratën për liri dhe për të drejta të plota të shqiptarëve që banojnë në trojet e të parëve”, ka shkruar Haradinaj.
Në bazë të disa fotografive, në këtë takim ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.