Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar 110-vjetorin e Ditës së Flamurit.
Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar edhe për koncertin e sotëm të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.
“Me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110-të të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, këtë ditë të bekuar të kombit tonë që sot do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej⭐️❤️🇦🇱