Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin me të cilin ka biseduar për ndëritmin e spitalit të Prishtinës.
Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se punimet për spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023.
Postimi i tij:
Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku dhe me bashkëpunëtorë, u takuam me Ministrin e Shëndetësisë, z. Rifat Latifi, me të cilin diskutuam për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare 🏥
Punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023.
Bashkë me Ministrin u dakorduam që të kemi një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës.💙🤍